“Po vuajmë”, Thomas Brdaric para ndeshjes me Laçin: Duam vetëm 3 pikët, t’u tregojmë tifozëve tanë se…

Vllaznia do të luajë këtë të shtunë në transfertë përballë Laçit sfidën e vlefshme për javën e 9-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja që do të zhvillohet në Kurbin, nis në orën 14:00. Në prag të kësaj sfide ka folur dhe trajneri i kuqebluve, Thomas Brdaric, i cili kërkon vetëm fitoren dhe asnjë rezultat tjetër.

“Nesër sfidë e mirë për t’i treguar tifozëve tonë ku do rrijmë. Po vuajmë me shumë lojtarë që mungojnë, por objektivi im nuk është të ankohem, por t’i jap mundësinë lojtarëve që të luajnë. Tani është momenti për disa lojtarë që të tregojnë pse janë pjesë e Vllaznisë.

Për këtë javë nuk ishim të vendosur kush do të luajë, po nga sot do të jemi më të vendosur për nesër. Kemi 24 orë kohë për të marrë të gjitha masat, që të marrim 3 pikë me Laçin.

Shumë i lumtur që Gruda është rikthyer. Për momentin jemi të përqëndruar te lojtarët që do luajnë në formacion, nuk e di si do shkojë. Ai ka qëndruar në kontakt me ekipin dhe jam shumë i lumtur që është rikthyer në stërvitje.

Duhet të jemi të fokusuar te loja jonë. Do jetë sfidë ndryshe, trajner i ri që do implementojë gjëra të reja në lojë. Nesër duam t’i bëjmë dhuratë tifozëve 3 pikë, e dimë që jemi pa tifozë po jemi mësuar gjatë karantinës që kemi luajtur pa ato.

Objektivi për nesër është të marrim vetëm 3 pikë. Ne jemi ekip në rritje, kushtet nuk kanë qenë mirë, nuk kemi bërë stërvitje në fushë me bar po në fushë që nuk lëviz shumë topi, si “Reshit Rusi”, po shpresojmë nesër të japim maksimumin.

Nesër nuk do të ndryshojmë ndonjë gjë nga ndeshjet e fundit, vetëm lojtarët ndonjë ndryshe për shkak të mungesave. Ne nuk varemi vetëm nga 11 lojtarë, jemi ekip që duam të rritemi çdo ditë dhe puna është t’i rrijmë sa më afër lojtarëve për t’i rritur.

Kam thënë në të kaluarën se Delaj ka talent, sidomos pas paraqitjeve të tij dhe jam i lumtur që ekipi ka arritur firmosjen se na duhet dhe për të ardhmen”, tha Thomas Brdaric.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top