Ronaldo nuk e lëshon “fronin”, publikohet lista me 10 futbollistët më të paguar në vitin 2024

Revista e njohur “Forbes” ka publikuar së fundmi listën e futbollistëve me të pasur në botë për vitin 2024. Kjo revistë më saktë pa bërë publike lojtarët që kanë fituar më shumë në vitin aktual.

Cristiano Ronaldo mban vendin e parë me plotë 285 milionë dollarë të fituara. “Ylli” portugez është i shkëputur shumë nga Leo Messi që mban vendin e dytë me 135 milionë dollarë.

Më tej lista vijon me Neymar, i cili ka fituar 110 milionë dollarë, ndërsa Karim Benzema mban vendin e katërt me 104 milionë. Në listë janë edhe Kylian Mbappe, Erling Haaland, Vinicius JR e shumë yje të tjerë.

LISTA E FORBES:

Cristiano Ronaldo – Al Nassr (285 milionë)

Leo Messi – Inter Miami (135 milionë)

Neymar – Al Hilal (110 milionë)

Karim Benzema – Al Ittihad (104 milionë)

Kylian Mbappe – Real Madrid (90 milionë)

Erling Haaland – Manchester City (60 milionë)

Vinicius Junior – Real Madrid (55 milionë)

Mohamed Salah – Liverpool (53 milionë)

Sadio Mané – Al Nassr (52 milionë)

Kevin De Bruyne – Manchester City (39 milionë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top