VIDEO/ “Ernest Muçi magjepsës”, UEFA i dërgon “mesazh” të qartë Sylvinhos

Ernest Muçi është padyshim një nga lojtarët që shihet me të ardhmen me të ndritur në Kombëtaren shqiptare.

Sulmuesi 23-vjeçari bëri hapa të mëdhenj vitet e fundit, ku nga Tirana ia doli që të transferohej te Legia e Varshavës, e tashmë luan në nivele të larta me Besiktas në Turqi.

Teksa së fundmi është UEFA e cila ka “reklamuar” aftësitë e Muçit nëpërmjet faqes zyrtare të “Europa League”. Me disa performanca të shkëlqyera të shqiptarit, UEFA i dërgon “mesazh” Sylvinhos i cili nuk preferon ta aktivizojë te Kombëtarja.

“Ernest Muçi magjepsës”, shkruan UEFA Europa League krah videos kur shihet ish-sulmuesi i Tiranës duke dhuruar spektakël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top