Sylvinho e mori në Kombëtaren A, Feta Fetai tregon çfarë i tha braziliani

Feta Fetai ishte një nga surprizat e Kombëtares në ndeshjet e tetorit në Nations League. Edhe pse fillimisht u grumbullua me 21-vjeçarët e drejtuar nga Alban Bushi, Sylvinho e “rrëmbeu” atë në ekipin A.

Edhe pse nuk luajti asnjë minutë, duket se trajneri brazilian ka shumë besim te aftësitë e talentit kuqezi. Diçka të tillë e ka treguar dhe vetë futbollisti në një intervistë të dhënë për “ABCNews”. Fetai tregon se çfarë i ka thënë Sylvinho gjatë seancave stërvitore.

“Duhet të punosh shumë fort. Është merita jote që ke marrë ftesën. Puno fort, sepse ne i përcjellim të gjithë lojtarët shqiptarë. Nëse vazhdon kështu, normale që do të kesh vazhdimësi”, janë fjalët që Sylvinho i ka thënë Fetait.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top