SKANDALOZE/ Ekipi me emrin “Çamëria” nuk lejohen në Greqi, policia i paralajmëron: Ju rrezikohet jeta

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur me një ekip shqiptar në Socca Champions League, ose siç njihet ndryshe Liga e Kampionëve e futbollit amator 5×5.

Kjo situatë lidhet me ekipin e Çamëria MFC, skuadër e cila po përfaqëson denjësisht Shqipërinë në këtë kompeticion. Pasi kanë zhvilluar dy ndeshjet e para të grupeve, mëngjesin e sotëm shërbimet informative greke dhe forca të policisë kanë shkuar në hotelin ku ndodhet ky ekip.

Pala greke i ka kominukuar stafit të ekipit që nuk mund të luajnë me emrin “Çamëria”, me këtë stemë, apo dhe fanellë. Sipas tyre ata duhet të largohen sa më parë nga territori grek për shkak se u rrezikohet jeta nga grupime ekstremiste nacionaliste vendase.

Një rast i paprecedentë ku një ekip shqiptar nuk lejohet që të luajë me identitetin e tyre. Megjithatë, ky ekip vazhdon që të jetë pjesë e Socca Champions League duke mos hequr dorë nga kompeticioni apo emri i skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top