Lundrim Hetemi ka shansin “e artë” të mahnis kryeqytetin danez, titullar përballë Kopenhagen

Lundrim Hetemi, një talent i dal në akademitë daneze të futbollit sot ka mundësinë të shpikas në mes të kryeqytetit danez. Lojtari me origjinë shqiptare është titullar në ndeshjen kundër Copenhagen, ekipi më i titulluar dhe më i njohur nga Danimarka.

Hetemi ka dal nga akademia e klubit ku luan momentalisht, Vejle. Tek Vejle, ka luajtur dhe Ramadani dikur para se të spikaste në arenën europiane. 24 vjeçari shqiptar ka luajtur vetëm për 2 ekipe në shtetin verior, për Fredericia dhe për Vejle. Mesfushori luan si mesfushor, por edhe si mesfushor pak më i tërhequr. I ngjan Ramadanit në tipare dhe në rol. Danimarka ka një lig të fortë, 3F Superliga, që i jep mundësi talenteve dhe i formon ata për t’u afirmuar në europë.

Hetemi ka sot shansin të shkëlqejë në një ndeshje që ndiqet anembanë vendit, për arsye të reputacionit të FC Copenhagen. Ai ka luajtur 3 takime pwr Kombëtaren Shqiptare U-20 dhe me origjinë rrënjët i ka nga Kosova. Urojmë që Lundrimi të ftohet një ditë në Kombëtare dhe të ec nën hapat e Ylber Ramadanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top