3 mungesa në 3 reparte, Ivan Gvozdenovic në hall para Bylisit

Skënderbeu dhe trajneri Ivan Gvozdenovic janë në hall para sfidës me Bylisin në kampionat. Korçarëve u duhet të bëjnë pa 3 lojtarë në 3 reparte të ndryshme të ekipit.

Ardit Nikaj është një nga mungesat më të rëndësishme, me sulmuesin që u dëmtua kur ishte i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare U21. Mungesa tjetër është në mesfushë aty ku Liridon Balaj nuk ka marrë ende lejen e kalimit te klubi korçar.

Ndërsa i fundit, por jo më pak i rëndësishmi është mungesa e Lucho Vasquez. Qendërmbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e fundit ndaj Egnatias dhe mungesa e tij është e sigurt.

Kujtojmë që Skënderbeu dhe Bylis do të përballen këtë të diel për të luajtur sfidën e vlefshme për javën 9-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muçaj”, nis në orën 14:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top