Çmenduria në Irlandë! 3 javë nga mbyllja e kampionatit në elitë me 10 ekipe, 6 skuadra luftojnë ende për titullin kampion

Dihet se disa kampionate evropiane të futbollit luhen nga marsi deri në nëntor dhe se pushimi dimëror është në fakt një pushim midis dy sezoneve. Në të ardhmen, numri i kampionateve  me këtë lloj sistemi garash mund të zgjerohet.

Këtu kryesojnë skandinavët. Norvegjia, Suedia, Finlanda, Islanda, Ishujt Faroe luajnë kampionatin e tyre të futbollit nga marsi deri në nëntor dhe arsyeja është sigurisht dimri i ftohtë në Skandinavi. Përveç vendeve të përmendura nga veriu i Evropës, edhe Republika e Irlandës ka kampionatin e saj në futboll gjatë vitit.

Elita e futbollit në këtë vend është një çmenduri totale në këtë sezon dhe nuk është parë prej një kohë të gjatë një garë e tillë kaq emocionuese. Tre javë para mbylljes së kampionatit, 6 ekipe nga 10 total që gjenden në elitë, po luftojnë për titullin kampion. Tingëllon e pabesueshme, por është gjendja aktuale e renditjes pas 33 nga 36 javëve të zhvilluara.

Shelbourne është lideri me 54 pikë, i ndjekur nga Derry City dhe Shamrock Rovers me 52 pikë, St. Patricks ka 50 pikë të fituara, po aq edhe Galëay, ndërsa Sligo Rovers janë matematikisht në lojë për titullin me 48 pikë të fituara. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top