“Teuta nuk është më një mace e zezë për ne”, Tetova: Klubi durrsak në moment ideal, por ne duam të jemi në vendin e kreut

Edlir Tetova ka folur në ambientet e klubit Egnatia, në konferencën zyrtare për shtyp para sfidës me Teutën. Ai nuk ka dashur të flas mbi kalendarin, por vetëm për takimin e ditës së nesërme. Trajneri i rrogozhinasve është shprehur i lumtur për riktimin e të lënduarve dhe ka folur me superlativa mbi Frederic Veselin. Trajneri i kampionëve në fuqi ka vlerësuar momentin e mirë që po kalon Teuta dhe se e di çfarë i pret në “Arena Egnatia”.

Pushimi na ka bërë mirë dhe kemi rikuperuar Fangajn dhe Xhemailin. Përveç Malotës dhe Aleksit që janë të skualifikuar, tjerët i kemi të gjithë. Skuadrat sapo kanë filluar të marrin ritmin dhe sfida do të jetë luftarake. Dy mungesat tona janë dy pika kyçe, por do të dimë t’i zëvendësojmë. I njohim karakteristikat e Veselit. Ai ka lujtur në nivele shumë të mira në kampionatet europiane, si dhe në Kombëtare. Megjithatë, besoj se për 5 ose 6 javë mbrojtësi do të jetë i gatshëm për ekipin pasi ka ende nevojë për pak punë. Është sezon i ri ky dhe nuk mendoj se Teuta është më një mace e zezë për ne sivjet. Fokusi është komplet tek Teuta, por gjersa matematika na lejon pse mos të dalim vend të parë në përfundim të fazës së parë. Dinamo është çështje e javës tjetër dhe siç e thashë fokusi është vetëm tek skuadra durrsake”, u shpreh Tetova gjatë konferencës për shtyp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top