Vetëm pak muaj në skuadër, futbollisti shqiptar më i miri në Angli

Portieri kosovar Aro Muric vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij këtë sezon me Ipswich Town.

Klubi i promovuar në elitën e futbollit anglez  bleu kartonin e Muric gjatë merkatos së verës nga Burnley.

25-vjeçari është paraqitur në gjashtë ndeshje këtë sezon me Ipsëichin duke bërë mesatarisht 3.5 pritje për ndeshje. Për këto paraqitje të mira të portierit shtatgjatë, platforma e statistikave “WhoScored” e vlerëson si portierin më të mirë të Kampionatit.

Muric ka marrë notën 6.97 duke lënë pas vetes disa portierë të njohur si Caoimhin Kelleher i Liverpool dhe Andre Onana i Manchester United.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top