FIFA ‘e dashuruar’ pas Lionel Messi, argjentinasi merr ftesën e papritur për vitin 2025

Kupa e Botës për Klube 2025 duket se ka gjetur pjesëmarrësin e saj të 31-të.

Siç raporton gazeta spanjolle “Marca” , zgjedhja e FIFA-s do të jetë Inter Miami,

Klubi nga Florida do të përfaqësojë skuadrën nga kampionati i vendit pritës. do të zërë vendin si përfaqësuese e vendit me yjet dhe vijat.

Një skuadër që ka edhe cilësi në përbërje, pasi në radhët e saj aktivizohen lojtarë kalibrit si Luis Suarez, Jordi Alba , Sergio Busquets dhe mbi të gjitha Lionel Messi.

Nëse ky vendim do të konfirmohej, ky mund të jetë edhe turneu i fundit ndërkombëtare që Messi mund të merrte pjesë.

Pa harruar se mund të hapë kështu sezonin 2025/26 , atë që të çon në Botërorin në SHBA , por edhe në Meksikë e Kanada , për ta përjetuar si protagonist edhe në nivel klubesh.

Vendimi i FIFA-s për të ftuar Inter Miami në kompeticion do të bazohej pikërisht në progresin e madh të bërë në kampionat nga Messi dhe shokët e tij në këtë sezon të rregullt, i cili e përfundoi në vendin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top