Zërat për një transferim të mundshëm të Ardjan Ismajlit te Juventusi sa po vijnë e po shtohen më shumë. Mbrojtësi kuqezi është i lidhur ngushtë me një kalim në Torino pas dëmtimit të Gleison Bremerit. Për transferimin e tij te “Zonja”, po “lobon” tashmë edhe ish-futbollisti i Juventusit, Nikola Legrotalje. Ky i fundit nuk i kursen elozhet për Ismajlin duke thënë se ka karakteristika të ngjashme me Bremerin.
“Ismajli ka karakteristika të ngjashme me Bremerin. Ai është i fortë fizikisht, shumë i aftë në daljet përpara dhe madje mund të luajë edhe si lojtar krahu.
Mendoj se Ardjan Ismajli mund të jetë profili i duhur për Juventusin edhe nëse Gleison Bremer do të kishte mundësi të luante”, tha ndër të tjera Nikola Legrotalje.
PANORAMASPORT.AL