Rubin Kazan konfirmon dëmtimin e Dakut: I duhet pak pushim

Mirlind Daku rrezikon të mungojë në dy sfidat e fundit të Ligës së Kombeve. Sulmuesi shqiptar ka nisur fazën e rikuperimit nga një dëmtim i mbartur prej kohësh.

Menjëherë pas sfidës me Gjeorgjisë, Daku ka udhëtuar drejt Romës me synimin për të gjetur formën fizike.

Dëmtimi është konfirmuar edhe nga trajneri i Rubin Kazan, i cili ka shtuar se Daku nuk do të jetë në fushë pasi edhe me kombëtaren kuqezi luajti me injeksione.

Rashid Rakhimov, trajner i Rubin Kazan: Duhet të sigurohemi që ai të jetë i shëndetshëm. Ai nuk mund të luajë me injeksione gjatë gjithë kohës.Kjo e nxjerr atë jashtë ekuilibrit psikologjik, sepse nëse dhimbja nuk largohet, atëherë fillon të nervozohet. I duhet pak pushim.

Daku ka qenë tepër efikas për skuadrën ruse në këtë pikë të sezonit. Në 11 ndeshje ka shënuar 6 gola dhe dhënë 2 asiste për të qenë edhe lojtari më i rëndësishëm i ekipit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top