Barazimi ndaj Teutës, Edlir Tetova: Mendoj se jemi në rrugën e duhur

Egnatia dhe Teuta kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë përfundoi 0-0. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i kampionëve në fuqi, Edlir Tetova.

“Për mënyrën si shkoi ndeshja, ishin më afër golit si me 11 apo 10 lojtarë. Mendoj se duhet të kishim qenë më të kujdesshëm dhe të kishim shënuar. Ashtu si shkoi ndeshja mendoi se barazimi ishte i drejtë. Nuk merrem shpesh me gjykimin, por kur lojtari i Teutës prek topin me dorë, mendoj se ishte karton i kuq.

Mendoj që ishte një markim i mirë drejt Teutës. Duhet t’i japim meritë dhe dyshes që qendrës. Problemi ishte te lëvizja e dytë, por që u rregullua në pjesën e dytë, por ne ishim në inferioritet numerik. Mendoj se jemi në rrugën e mbarë dhe do të ketë përmirësim”, tha Tetova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top