Manchester United lë pas krizën, Everton nuk vuan mungesën e Armando Brojës kundër Muriç

Pas tre rezultateve zhgënjyese, Manchester United është rikthyer tek fitorja në Premier league.

Skuadra e Erik ten Hag triumfoi me shifrat 2-1 përballë Brentford, për të koleksionuar fitoren e tretë sezonale. Një sfidë ku e gjetën veten në diavantazh të një goli pas fundit të pjesës së parë.

Në të dytën Garnacho e Hojlund gjetën rrjetën rivale për fitoren e United. Një 3 pikësh që i ngjit në kuotën e 11 të tillave në vendin e 10-të. Fitore komode 2-0 për Everton. Skuadra ku pjesë është edhe Armando Broja nuk hasi vështirësi kundër Ipswich të Aro Muriç. Me këtë sukses, Everton largohet edhe nga zona e ftohtë e renditjes.

Fitore surprizë regjistroi Brighton në transfertën e Newcastle me shifrat minimale 1-0. Në takimet e tjera, Leicester përmbysi në mënyrë spektakolare 3-2 Southampton, teksa Aston Villa likujdoi 3-1 Fulham në transfertë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top