VIDEO/ Bournemouth ‘leksione’ Arsenalit, londinezët zhgënjejnë në garën për titull

Arsenal pëson humbjen e parë në këtë sezon të Premier League.

Londinezët u dorëzuan 2-0 në transfertën e Bournemouth.

Skuadra e Mikel Artetës e kishte të vështirë për t’i ndryshuar kah rezultat, pasi që prej minutës së 30-të Saliba u ndëshkua me karton të kuq.

Kjo krijoi më shumë hapësira në fushë për vendasit, të cilët gjetën dy herë rrjetën. Christie shënoi në të 70-ën, teksa pak minuta më pas ishte Kluivert ai që shënoi.

Një humbje që mund të kushtojë në garën për titull për Arsenalin, me rivalët që do kenë mundësi për të përfituar dhe dërguar hendekun në plus 4 pikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top