VIDEO/ Harry Kane dhuron spektakël me 3 gola, Bayern luan “poker” me Stuttgart dhe rimerr kreun në Bundesliga

Bayern Munich ka marrë një fitore mjaft të merituar në shtëpi përballë Stuttgart, në kuadër të javës së 7-të të Bundesligas. Sfida e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi 4-0 në favor të vendasve.

Pjesa e parë përfundoi 0-0 dhe u krijoi idenë që do të ishte një sfidë e vështirë për bavarezët.

Megjithatë, me nisjen e fraksionit të dytë, Bayerni tregoi “dhëmbët”. Ishte Harry Kane që shënoi 3 gola, teksa rezultatin e vulosi francezi Kingsley Coman. Sulmuesi anglez shënoi “hat-trick”, duke dhuruar spektakël para tifozëve të bavarezë.

Me këtë fitore, Bayerni rikthehet në vendin e parë në kampionat duke shkuar në kuotën e 17 pikëve. Në krahun tjetër, Stuttgart mbetet me 9 pikë në vendin e 9-të në tabelën e renditjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top