Përplasje “titanësh” në Premier League, Liverpool – Chelsea “paralizon” Anglinë

Ditën e sotme do të luhet një nga duelet më interesnte të kësaj jave. Përplasje “titanësh” do të ketë në Premier League, ku dy ekipe “big” do të sfidohen mes tyre në “Anfield”.

Liverpool do të presë në shtëpi Chelsean, sfidë kjo që do të startojë në orën 17:30 dhe që “paralizon” Anglinë. Arne Slot përballë Enzo Maresca, një duel brenda duelit mes dy timonierëve që do të luajnë “all-in” në fushën e lojës për 3 pikët.

Skuadra e “The Reds” vjen në këtë duel si kryesuesit e kampionatit me 18 pikë dhe ë shtëpinë e tyre nuk kanë rrugë tjetër veç fitores. Ndërkohë “Blutë” e Londrës do të hyjnë në fushë me synim një rezultat pozitiv për t’u bërë më pas pjesë e “top-4” në klasifikim, teksa aktualisht mbajnë vendin e 6-të me 14 pikë.

Ndërkohë kujtojmë se para përballjes Liverpool- Chelsea do të zbresë në fushë edhe Manchester City. “Qytetarët” e Pep Guardiolës do të luajën në transfertë ndaj Wolves në orën 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top