Ish-mbrojtësi i Partizanit “rrëmben” skenën në Hungari, Bitri shënon “EUROGOL” me roveshatë

Eneo Bitri ka shënuar një supergol për vitrinë në Hungari ditën e sotme. Ish-mbrojtësi i Partizanit ka gjetur gol në takimin mes Zalaegerszeg dhe Gyor.

Mbrojtësi shqiptar aktivizohet ne Gyor të cilët luajnë me fanelën e bardhë dhe ishin në ndeshje transferte për llogari të OTPBank Liga, kampionati elitar hungarez. Bitri në minutën e 72-të të sfidës gjatë një aksioni ka arritur të realizojë një gol me roveshatë. Ai nuk i ka dhënë mundësi portierit të vendasve për të reaguar duke lënë të shtangur tifozët në tribun.

Goli i mbrojtësit tonë shqiptar barazoi sfidën e më pas shoku i tij në ekip do të arrinte të vuloste fitoren për kolegët e Bitrit. Kështu, eneo u bë protagonist në suksesin e klubit ku aktivizohet pas një karriere plot transferime në Europë nëpër vende të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top