Futbollisti i njohur shqiptar, Arijan Ademi është futur në formacionin e javës në elitën e futbollit të Kroacisë.

Ademi arriti të shënonte një gol në barazimin e skuadrës së tij, Dinamo Zagreb 2:2 ndaj NK Istra, shkruan LIG Sport

Në faqen e njohur të statistikave “Sofascore”, mesfushori shqiptar është vlerësuar me notën 7.6.