VIDEO/ Shënoi dopietë me Granadan, Myrto Uzuni bëhet “viral” në rrjetet sociale (ARSYEJA)

Myrto Uzuni shkëlqeu në fitoren e Granadas ndaj Tenerifen këtë fundjavë. Skuadra ku luan sulmuesi shqiptar triumfoi 4-0 dhe 2 prej këtyre golave mbajnë firmën e beratasit.

Por lojtari i Kombëtares është bërë viral në internet për shkak të një detaji. Sulmuesi në momentin kur feston njërin nga golat e shënuar vrapon dhe kap fanellën.

29-vjeçari sigurisht që synimin e ka patur të puthë logon e klubit, por ai ka puthur atë të “Adidas”, kompani që prodhon fanellat e klubit spanjoll. Videoja e këtij momenti është shpërndarë me shpejtësi dhe tashmë në rrjetet sociale kanë “plasur” të qeshurat.

Madje shumë prej komentuesve shkuajnë se kompania e “Adidas” duhet të shpërblejë Uzunin për gjestin e bërë, pasi ka treguar shumë “dashuri” ndaj kompanisë gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top