Elbasani një qytet “i ringjallur” nga futbolli, takimi kundër Partizanit “i përmbushur” në çdo aspekt

Ndeshja e fundit e fazës së parë ishte ajo e zhvilluar dje në Elbasan. Elbasani ndau pikët me Partizanin, një rezultat i favorshëm për të dyja ekipet. Elbasani rikthehet në Final Four, kurse “Demat” kryesojnë kreun. Takimi pa nga një gol të shënuar për cilindo.

Ajo që ra në sy ishte tifozeria e shumtë në stadium. “Elbasan Arena” ngjasonte me një mini “Air Albania” dhe sfida dukej si një derbi, edhe pse mund t’a quajmë një derbi të vogël për arsye gjeografike. E kjo specifikë, shtuar dita e diel ku shumica janë “off” nga puna bëri që jo vetëm elbasanasit të tërhiqeshin nga interesi për të ardhur në stadium, por ehde tifozeria e kuqe të mbështeste skuadrën e kuqe. Kryeqyteti nuk është larg nga qyteti i Shqipërisë së Mesme dhe mundësia për të kryesuar kampionatin i bën fansat e flaktë të Partizanit të ndërmerrnin udhëtimin për transfertë. Në fund mundi ia vlejti pasi përveçse shijuan një ballafaqim Elbasani-Partizani që kishte më se 1 dekadë që nuk përsëritej, ata panë ekipin e zemrës të ngjitej vend të parë.

Një tjetër detaj piaknt ishte fjalimi i trajnerit serb Veselinoviç. Si i huaji që është në vendin tonë, atij i bëjnë përshtypje shumë gjëra e një ndër to ishte mikpritja elbasanase. Serbi falenderoj qytetin e mrekullueshëm dhe të gjithë fansat e pranishëm në impiant. Trajnerit i pëlqeu gjendja e stadiumit dhe zhurma e ngjallur brenda dhe jashtë tij. Madje, gjatë intervistës pas ndeshjes Veselinoviç ritheksoi disa herë në fjali falenderimet e përzemërta për klubin AF Elbasani.

Kështu, takimi më i përfolur i Superiores pas derbit të Tiranës rezultoj një ballafaqim për mos t’u humbur. “Tigrat” dhe “Guerrilsat” i dhanë tonin sfidës dhe bënë që qytetarët të përjetonin një nga takimet më të zellshme të sezonit deri në këtë pikë.

Elbasani-Partizani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top