KATEGORIA E PARË/ Fitorja vendos Flamurtarin në krye, Apolonia dhe Burreli ndahen në “paqe” (VIDEO)

Janë mbyllur dy ndeshjet e vlefshme për javën e tetë të Kategorisë së Parë. Sfida këto që morën jetë nga ora 14:00 në Vlorë dhe Fier.

Flamurtari ka fituar 4 me 0 kundër Pogradecit. Tre pikë të marra në Vlorë, që i japin atyre vendin e parë me pikë të barabarta sa Vora. Kjo sfidë nuk pati histori, pasi vlonjatët diktuan gjithë lojën.

Apolonia barazoi 1 me 1 ndaj Burrelit ndërkohë në një takim që vendasit fierakë gabuan fillimisht penallti. Më pas miqtë shënuan, pikërisht nga pika e bardhë. Ishte Maksuti nga Apolonia, që humbi penalltinë, teksa më pas shënoi golin e barazimit.

Me këto rezultate, Burreli ndodhet në vendin e pestë, ndërsa Pogradeci dhe Apolonia respektivisht në vendin e tetë dhe dhjetë.

REZULTATET PËRFUNDIMTARE

APOLONIA 1-1 BURRELI

67′ Maksuti – 50′ Ferruku

10′ Maksuti humbet penallti për fierakët.

Goli i Ferrukut: (VIDEO)

Goli i Maksutit: (VIDEO)

FLAMURTARI 4-0 POGRADECI

26′ Oshafi, 65′ Ememe, 75′ Murataj, 82′ Pjeshka

Goli i Oshafit: (VIDEO)

Rast i humbur nga Marku: (VIDEO)

Shtylla e goditur nga Ememe: (VIDEO)

Rasti i dytë i humbur nga Marku: (VIDEO)

Goli i Ememe: (VIDEO)

Goli i Muratajt: (VIDEO)

Goli i Denis Pjeshkës: (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top