FOTO/ Kylian Mbappe i madh edhe jashtë fushe, i dhuron fanellën me dedikim futbollistit shqiptar

Edon Zhegrova po tregon gjithnjë e më shumë talentin në këtë sezon futbollistik.

Sulmuesi i Lille dhe përfaqësueses së Kosovës ka qënë fenomenal në fushë, duke bërë diferencën.

Një prej ndeshjeve më të mira të tij ishte në atë fitore 1-0 që Lille shënoi kundër Real Madrid në Champions League. Performancë që ka magjepsur edhe yllin e spanjollëve, Kylian Mbappe.

Francezi i ka dhuruar fanellën Zhegrovës, i cili ka zgjedhur ditën e sotme për ta publikuar për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Zhegrova ka shënaur 3 gola dhe dhënë 1 asist në gjashtë ndeshjet e luajtura në kampionatin francez.

Fanella e Mbappe për Zhegrovën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top