Besëlidhja mposht me vështirësi Adriatikun në Vorë dhe vihet në ndjekje të kreut (REZULTATI)

ADRIATIKU – BESËLIDHJA 1 – 2 (Mema 39’/Ruqi 19′, Marku 46′)

Besëlidhja mund Adriatikun në fushë asnjanjëse dhe arrin në 9 pikë. Lezhjanët ndjekin kryesuesit e Luzit që kanë 1 pikë më shumë dhe këtë e bën fal “heroit” Marku.

Pas kalimit në avantazh në pjesë të dytë, asgjë nuk ndryshoi dhe besëlidhësit e ruajtën fitoren me mund e djersë. Adriatiku merr humbje në ndeshjen si vendas edhe pse u duk sikur do merrnin 1 pikë pas barazimit, por që rezultoi shpresë e kotë.

Kjo përballje është e vlefshme për javën e 4 të Kategorisë së Dytë, ndërsa ekipet bëjnë pjesë në grupin A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top