Që nga fillimi i këtij sezoni, sulmuesi gjerman i Bayern Munich, Harry Kane, ka realizuar në tri raste nga një trigolësh.
Kjo e bën sulmuesin 31-vjeçar një uragan në zonën kundërshtare, ndaj dhe po njihet me nofkën “Hurricane”.
Për sulmuesin nuk ka kohë për pushime e festime, pasi vjen sfida e radhës, ajo në Champions League.
“Ne fituam dhe shijuam atë moment, por koha kalon shpejt dhe tani po përgatitemi që të përballemi me Barcelonën” Harry Kane.
“Ajo ishte një mbrëmje për t’u mbajtur mend për mua. Goli i parë ishte shumë i rëndësishëm, pasi ai hapi lojën dhe na dha mundësi të fitojmë. Unë gjithmonë besoj në veten time”, tha më tej sulmuesi anglez, lider për bavarezët.
Më tej, Harry Kane shtoi: “Është pjesë e të qenit sulmues që kur nuk shënon, njerëzit nisin të flasin për këtë fakt dhe aftësitë e tua. Gjithsesi, unë jam i lumtur që kam shënuar dhe ndihmoj skuadrën. Tani radha e Barcelonës”.