Shqiptarët shkëlqejnë në Europë/ Kapiteni kuqezi, Gjimshiti, kthim pozitiv dhe fitore

Rikthimi nuk mund të ishte më spektakolar.

Rej Manaj harroi menjëherë tri ndeshje radhazi që humbi në Superligën turke, sepse ishte në infermieri, dhe u shfaq në përmasat e sezonit të kaluar.

Sulmuesi kuqezi, që humbi gjithashtu dy sfidat e kombëtares në Ligën e Kombeve, realizoi dy gola në fitoren e vështirë që Sivaspori arriti në shtëpi kundër Hatajsporit.

Manaj goditi saktë me kokë për 1-0 në 43’, ndërsa pas pushimit mori përsipër penalltinë, duke barazuar rezultatin në 2-2, sepse miqtë kishin realizuar përmbysjen.

Tashmë, për të janë tri rrjeta të realizuara në dy ndeshjet e fundit që ka luajtur, së pari kundër Gaziantepit, dhe tani ndaj Hatajsporit.

Në total, Manaj ka luajtur në gjashtë sfida nga 9 të këtij edicioni në kampionat, ndërsa kundër Ejupsporit pati nderin dhe vlerësimin e madh që të mbante shiritin e kapitenit.

Me shqiptarin në fushë, Sivaspor ka bilanc pozitiv me 3 fitore, 1 barazim e 2 humbje, por ai nuk ishte I vetmi që tundi rrjetën.

Ishte edhe Enea Bitri, që qenka një mbrojtës që shënova bukur.

Ish-futbollisti I Partizanit, dikur kapiten dhe kampion I vendit me të kuqtë, tregoi veten sërish në Superligën e Hungarisë.

Skuadra e tij, Zalaegersek, fitoi 2-1 jashtë fushe dhe qendërmbrojtësi shqiptar barazoi për 1-1 në minutën e 72-të, me veprim të rrallë.

Në fund, ekipi I Bitrit ia doli në skuadrës rivale, Gjër.

Nga lojtarët tanë nuk pati vetëm gola, por edhe asiste.

Një të tillë e shërbeu Ernest Muçi në Superligën turke,

Siç dihet, 23-vjeçari e ka fituar vendin e titullarit, dhe e shfrytëzoi duke luajtur mirë e duke pasuar për rrjetën e realizuar nga Rafa Silva në fund të pjesës së parë.

Beshiktashi fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Konjasporit dhe golin tjetër e pati Çiro Imobile me penallti.

Kapiteni I kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, u kthye më në fund në fushë.

Siç pritej, ai u aktivizua, madje duke qenë titullar, dhe skuadra nga Bergamo fitoi 2-0 në Venecia.

Golat u shënuan nga Pashaliç e Retegi, nga një në çdo pjesë loje, dhe Atalanta vazhdoi të ngjitet në renditjen e Serisë A, duke pasur tani 13 pikë, në vendin e gjashtë.

Gjimshiti duhet thënë se u paraqit mirë duke pasur parasysh se ka qenë I dëmtuar dhe mori notën 7.1, aq sa ishte mesatarja e ekipit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top