Legjenda olimpike ndan lajmin e trishtë: Më kanë mbetur dy deri në katër vjet jetë

Gjashtë herë kampioni olimpik i çiklizmit, Sir Chris Hoy, ka njoftuar se po kalon vitet e fundit të jetës së tij.

Në një intervistë me “Sunday Times”, ai thotë se mjekët i kanë thënë se i kanë mbetur nga dy deri në katër vite jetë.

Ai tha për “Sunday Times” se ishte diagnostikuar me kancer primar në prostatën e tij, i cili ishte përhapur në kockat e tij, që do të thotë se ishte në fazën e katërt.

Legjenda e çiklizmit të skuadrës së Britanisë së Madhe, Sir Chris, dhe gruaja e tij Sara kanë dy fëmijë, Chloe 7-vjeçare dhe Callum 10-vjeçare.

Sir Chris tregoi se si u tha fëmijëve të tij se askush nuk jeton përgjithmonë, por ai shpreson të jetë këtu edhe për shumë e shumë vite të tjera. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top