FSHF organizon në dhjetor seleksionime me futbollistët shqiptarë të vitlindjes 2007-2011, që jetojnë në Europë, SHBA dhe kudo në botë

Në muajin dhjetor 2024 Federata e Futbollit do të organizojë seleksionime me futbollistët e rinj shqiptarë, të cilët jetojnë në Europë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë.

Seleksionimet do të zhvillohen në datat 2, 4, 5 dhe 10 dhjetor 2024 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” për të gjithë lojtarët djem, të vitlindjes 2007-2011.

Djemtë e vitlindjes 2007 do të marrin pjesë në seleksionim më 2 dhjetor, ndërsa djemtë e vitlindjes 2008 më 4 dhjetor. Më 5 dhjetor do të jetë radha e futbollistëve të vitlindjes 2009, ndërsa lojtarët e vitlindjes 2010/2011 do të marrin pjesë në seleksionim më 10 dhjetor.

I gjithë procesi do të drejtohet dhe monitorohet nga Drejtoria Teknike dhe Departamenti i Skautizmit në FSHF. Aplikimet për t’u bërë pjesë e seleksionimeve kanë nisur dhe çdokush që preferon të bëhet pjesë e kësaj eksperience unike mjafton të plotësojë formularin e vendosur në dispozicion nga FSHF brenda datës 27.11.2024 dhe ta dërgojë në adresën e e-mail-it: [email protected].

Ditën e seleksionimit lojtarët do të duhet të kenë me vete certifikatë mjekësore dhe lejen e lëshuar nga klubi ku luajnë.

Kjo nismë, e cila është kthyer tashmë në një traditë nga Federata e Futbollit vjen si rrjedhojë e kërkesave të komunitetit shqiptar në botë dhe ka si qëllim zbulimin e talenteve të rinj në ekipet kombëtare të moshave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top