Sot në orën 14:00 Arsenali i të rinjve përballet me ukrainasit e Shakhtar në javën e 3-të të UEFA Youth League. Në formacionin zyrtar ndodhet edhe Maldin Kacurri, lojtar i përfaqësueses U-21.
Qendërmbrojtësi shqiptar aktivizohet te “Topçinjtë” dhe është grumbulluar shpesh edhe nga Mikel Arteta te ekipi i të rriturve. Maldini ka qendruar në stol si rezervë, por ka bindur me paraqitjet te ekipet e moshave në ekipin londinez. Kacurri ka qenë i ftuar edhe te “Shpresat” për takimin përmbyllës me Armeninë, edhe pse nuk u preferua nga Bushi për t’u hedhur në fushë.
Shqiptari ka qenë pjesë e ish-ekipit të Granit Xhakës në sfidat kundër PSG dhe Leicester, si dhe ka marrë minuta kundër MK Dons. Madje ka marrë minuta në EFL CUP me të rriturit duke koleksionuar dhe një karton të verdhë. Në Youth League aktivizohet si titullar përgjithësisht si në ndeshjen kundër moshave të Atalantës.
19 vjeçari premton shumë për të ardhmen dhe me eksperiencën që po i jepet së sh[ejti ka për të zënë rrënjë në formacionin zyrtar të “The Gunners”, duke u kthyer në referencë për U-21 e më vonë për te Kombëtarja.
Formacioni i Arsenal U-19