Rafinja ka dalë sot përpara gazetarëve në vigjilje të ndeshjes mes Barçës dhe Bajernit të Mynihut. Për sulmuesin brazilian kjo ndeshje nuk shikohet si një mundësi për të marrë hak edhe pse skuadra katalanase nuk mund bavarezët prej 2015-ës.
“Nuk mendojmë për vitet e shumta që kanë kaluar që nga hera e fundit kur Barcelona ka mundur Bajernin. Na vjen që klubi nuk ka marrë fitore prej kaq shumë vitesh, por tani mendojmë për të ardhmen dhe mendoj se jemi përforcuar mjaftueshëm për ta mundur Bajernin”, tha sulmuesi brazilian.