Flamurtari “gëzon” sulmin më efikas, por kush është mbrojtja që “fut ujë” në Kategorinë e Parë? Mësoni prapavijën më të “çorientuar”

Pas 8 javëve të Kategorisë Parë disa gjëra janë më të qarta tashmë. Vendin e parë e mban Vlora me sulmin më të mirë, vendin e fundit e mban Erzeni, mirëpo kush është mbrojtja më e keqe ?

Mund të mendohet se prapavija më e keqe është një nga ato midis Erzenit dhe Valbonës që janë “të fundosura” në fund të tabelës dhe gëzojnë formën më negative në kampionat, por për çudi nuk rezulton kështu. Prapavija që pëson më shumë gola është ajo e vendit të 4-të. Bëhet fjalë për klubin krutan Kastriotin. Klubi nga Kruja ka pësuar 14 gola më shumë se kushdo tjetër këtë edicion.

FK Kastrioti ndodhet në zonën e play-off dhe vetëm një pozicion më poshtë se Besa e Kavajës. Klubi që ka qenë dikur pjesë e Superiores këtë javë mori pikë të çmuara ndaj veriorëve të tjerë të Kukësit dhe në Kupë avancoi duke mundur bindshëm Butrintin në shtëpi.

Krutanët madje kanë shënuar më pak se çkanë pësuar me golavarazh 11 me 14. Kjo tregon se ata kur fitojnë e bëjnë këtë gjë me pak gola, përjashtim bën vetëm Kupa. Megjithë golavarazhin negativ ata mbeten në pozicionet lart në tabelë dhe kërkojnë të ndërtojnë ecuri pozitive mbi këto 2 fitore rradhazi. Sidoqoftë, për t’u ngjitur direkt ose nëpërmjet përballjes në play-out me një ekip të Superiores, ekipi krutan dueht të rregullojë marrëdhëniet me skemat mbrojtëse detyrimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top