VIDEO/ Gol direkt nga këndi dhe një holandez që i shmang turpin, Milani gjen fitoren e parë në Champions

Milani ka gjetur sot fitoren e parë në Ligën e Kampioneve teksa ka mundur me shifrat 3-1 jo pa vuajtje Klub Bryzhin në “San Siro”.

Duhej të ishte një ndeshje e thjeshtë për Milanin por belgët vunë në vështirësi të mëdha kuqezinjtë dhe goditën edhe traversën në pjesën e parë. Goli i Pulisiç direkt nga goditja e këndit dhe një karton i kuq për miqtë u duk sikur çoi ndeshjen në shinat e duhura për kuqezinjtë.

Por në pjesën e dytë, belgët barazuan me 10 lojtarë duke vënë në vështirësi të dukshme ekipin italian, ndërsa nuk munguan as vërshëllimat nga tribuna.

Fonseka hoqi nga fusha Leaon dhe Loftus-Çik, duke aktivizuar Okafor dhe Çukvueze. Një vendim i goditur i tij. Okafor dha pak sekonda më vonë asistin për golin e Rejnders, ndërsa Çukvueze për të dytin personal të holandezit që vulosi fitoren 3-1 për Milanin.

REZULTATET

MILAN-BRYZH 3-1
34’ Pulisiç, 61’, 71’ Rejnders / 51’ Sabe

Goli i anuluar i Kamarda (VIDEO)

GOLI I DYTE I REJNDERS (VIDEO)

Jashari rrezikon autogolin (VIDEO)

GOLI I REJNDERS (VIDEO)

GOLI I SABE (VIDEO)

KARTONI I KUQ I ONIEDKA (VIDEO)

GOLI I PULISIÇ (VIDEO)

Traversa e goditur nga Ordonez (VIDEO)

MONAKO-CRVENA ZVEZDA 5-1
21′, 70′ Minamino, 45’+4′ Embolo, 54′ Singo, 90’+6′ Akliush / 27′ (p) Ndiaje

GOLI I AKLIUSH (VIDEO)

GOLI I DYTE I MINAMINO (VIDEO)

GOLI I SINGO (VIDEO)

GOLI I EMBOLO (VIDEO)

GOLI I NDIAJE (VIDEO)

GOLI I MINAMINO (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top