Spikat Barcelona – Bayern Munich, marrin vëmendjen edhe lojtarët e Kombëtares (SFIDAT)

Edhe mbrëmjen e sotme në Champions League do të luhen duele mjaft të rëndësishme. Duele mjaft interesante do të marrin vëmendjen në këtë kom peticion, teksanë fushë do të zbresin ekipet “big” si Inter, Liverpool, Manchester City, Atalanda, Leverkusen apo Barcelona dhe Bayern Munich.

2 takime do të luhet në orën 18:45. Atalanta e Berat Gjimshitit do të sfidojë Celtic dhe Brest – Bayer Leverkusen i Granit Xhakës.

Ndërkohë në orën 21:00 të gjithë do të jenë “sy e veshë” në Spanjë, ku Barcelona do të presë Bayern Munich. Një duel ‘titanësh’ mes dy ekipeve që cilësohen si pretendente në këtë turne.

Takime të tjera janë Atletico Madrid do të sfidojë Lillen e Edon Zhegrovës, ndërsa Benfica pret Feyenoord. Qazim Laçi dhe Indrit Tuçi udhëtojnë në transfertë për të sfiduar Manchester Cityn, ndërsa Leipzig pret Liverpool. Interesaante është dueli mes Salzburg – Dinamo Zagrem dhe Young Boys – Inter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top