Portieri Mattia Perin nuk do të largohet nga Juventusi, pasi të mërkurën ka vazhduar kontratën me gjigantin italian.
Juventusi ka bërë të ditur se Perin ka rinovuar kontratën për dy vjet dhe do të jetë pjesë e ekipit nga Serie A deri në verën e vitit 2027.
Perin është pjesë e Juventusit prej vitit 2018, pore për një vit e gjysmë u huazua te Genoa përpara se të rikthehet në Torino.
Në fakt, Perin gjatë tërë kësaj periudhe ka qenë portier i dytë tek Juventusi, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 4 paraqitje në të gjitha garat.