Jasir Asani po kalon një formë të jashtëzakonshme në Korenë e Jugut teksa së fundmi ishte protagonist me dy gola dhe një asist në fitoren 3-1 të Gëangju. Mëngjërashi i Kombëtares ka rregulluar marrëdhëniet me drejtuesit Korean dhe thuajse në çdo sfidë po tregohet protagonist absolut.
E pikërisht për këtë formë të tij ka ardhur dhe reagimi nga shoku i skuadrës në ekipin kuqezi. Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin, i cili ka komentuar në fotot e mëngjarashit duke i lënë shënim disa “emoji” raketash si për të krahasuar formën e Asanit.
Kujtojmë që të dy janë pjesë e rëndësishme e ekipit kombëtar, të dy të preferuar si titullar nga ana e trajnerit Sylvinho. Pritet me interes të shihen në ndeshjet e Nëntorit, sigurisht nëse gjithmonë do të marrin ftesën e teknikut Brazilian.
Foto nga postimi i Jasir Asanit ku ka komentuar edhe Kristjan Asllani