Finalja e UEFA Champions League 2027 nuk do të zhvillohet në Itali. Pasi UEFA i tha “JO” Milanos për shkak të problemeve të stadiumiT “San Siro”, u fol për një mundësi në kryeqytetin italian.
Por, as në stadiumin “Olimpico” të Romës nuk do të zhvillohet kjo finale. Roma e ka tërhequr kandidaturën për të marrë përsipër finalen e Champions edhe pse “Olimpico” i mbushte kriteret e UEFA-s.
Tashmë, janë dy opsionet e vlefshme ku mund të zhvillohet kjo finale e Champions League. Stadiumni “Olimpic Baku” në AzerbajxhaN dhe “Metropolitano” në Madrid.
Të dy këto “garues” duhet të paraqesin dokumentet e nevojshme të pjesëmarrjes deri më 19 mars të vitit të ardhshëm, pra 2025.