Super ylli kosovar i futbollit, Edon Zhegrova, nuk ia huq as këtë herë.
Në ndeshjen e ekipit Lille ndaj Athletico Madridit, shënoi gol në fitoren 1:3 të ekipit ku bën pjesë.
Shtojmë këtu faktin që ai nuk startoi që nga fillimi i ndeshjes, ani pse është njëra nga shtyllat e sulmit të ekipit.
Zhegrova barazoi shifrat në minutën e 61-të me një gol spektakolar nga distanca.
Me këtë fitore, Lille tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e 15-të.
Kurse, Atletico Madridi mbetet në kuotën e tri pikëve në vendin e 27-të./Lajmi.net