Prej kohësh larg kombëtares, gjithsesi, Keidi Bare nuk nguron të dërgojë sinjale.
Mesfushori asistoi në fitoren e fundit të Zaragozës në La Ligën 2. Një kontribut i jashtëzakonshëm nga ana e Bare që dhuroi asistin tek goli i parë i Zaragozës në triumfin 3-2 në transfertën e Eldense.
Bare ka qënë shpesh në infermieri në javët e fundit, teksa për të ishte asisti i dytë këtë sezon. Performanca e shqiptarit u vlerësua me notën 6.9.