Edon Zhegrova shkëlqeu të mërkurën në Madrid, ndërsa supergoli i tij i hapi rrugë përmbysjes që Lille siguroi me rezultatin 1-3 kundër Atleticos.
Pas supergolit dhe tri pikëve, Edon Zhegrova ndau festën me shqiptarët në tribunë.
Një djalosh i dhuroi flamurin kombëtar dhe plisin, ndërsa sulmuesi i Kosovës i mori me vete në dhomat e zhveshjes.
Aty festa ishte më e madhe, teksa kolegët e Lille festuan me “shqiponjë”.
Në një moment, pas festës me flamurin kuqezi, Zhegrova e lëshon këtë të fundit në tokë, çka ka ndezur reagime dhe pakënaqësi.
Një gjest i pa menduar në festë e sipër, me komentet në kanalet e komunikimit që kanë qenë të “pamëshirshme”.