Skuadra e Boca Juniors-it shënoi fitore gjatë penalltive në çerekfinale të Kupës së Argjentinës ndaj Gimnasias, pasi rezultati i takimit u mbyll me shifrat e barabarta, 1:1.

Në fundin e ndeshjes, tifozët vendës ishin gati të fillonin një përleshje masive me kundërshtarët, shkruan LIG Sport

Por, një akt heroik bëri legjenda e futbollit dhe tani president i klubit historik në Argjentinë, Riquelme.

Riquelme u fut në mesin e turmës dhe ndaloi një përleshje masive.

Kjo po cilësohet si një veprim fantastik nga Riquelme, i cili rrezikoi edhe vetën e tij për ta parandaluar më të keqen.