Pas Tailandës, Mozambikut dhe Palestinës, Kosova thyen rekord në renditjen e FIFA-s

Kosova këtë muaji shënoj një ecuri pozitive ku mundi dy rivalët e grupit bindshëm, Lituaninë dhe Qipron. Duket se përfaqësuesja e Foda-s e ka marrë veten pas asaj humbjeje dëshpëruese në “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë, e cila mbetet e predispozuar të jetë kokë grupi.

E këto rezultate pozitive nuk kanë ngelur pa u evidentuar. Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar ngritje në renditjen e FIFA-s dhe jo vetëm aq po ka arritur madje vendin më të lartë në historinë e saj që nga antarësimi në organizatën botërore të futbollit. Ngritja ka ardhur me 3 pozita në krahasim me listën e një muaji më parë. “Dardanët” renditen tanimë në vend të 101-të.

Seria e mrekullueshme prej 3 fitoresh në Nations League ka sjellë përmirësimin në krahasim me shtetet e tjera. “Dardanët” kanë lënë pas Kazakistanin, që ka vite aderon në Europë që pas shpërnguljes nga konfederata aziatike dhe kombe si Taxhikistani, Ishujt Komoros dhe Guatemala. Reflektimi i “yjeve” të Kosovës shpresojmë të vazhdojë të jap frytet e dobishme.

Renditja e Kosovës në FIFA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top