FJALIMI/ “Ançelotina” inkurajon Madridin, Reali ndryshon në pjesën e dytë

Është një fenomen i natyrshëm për futbollin, që në pjesën e dytë shënohen më shumë gola se në të parën, midis 24% dhe 40% më shumë, nëse marrim si referencë të dhënat e 20 viteve të fundit në Champions League. Një sukses që Madridi, ashtu si vetë historia e tij, e zmadhon. Dhe ka arritur lartësi të jashtëzakonshme në këtë fillim sezoni.

Nga 31 golat që skuadra e Ançelotit ka shënuar në 14 ndeshjet e këtij sezoni, 26 janë shënuar në pjesën e dytë. Reali ka shënuar po aq gola në të gjitha pjesët e tij të para sa në 45 minutat e dyta kundër Dortmundit. Madridi kishte kaluar gjashtë vjet e gjysmë pa shënuar pesë gola në një pjesë të vetme. I

shte në pjesën e dytë, në fitoren 6-3 ndaj Gironës në “Bernabeu” në mars 2018. Ndeshja ishte 1-1 në pjesën e parë. Më pas, Kristiano Ronaldo shënoi tre gola (kishte shënuar një tjetër në pjesën e parë) plus Bejl e Lukas Vaskez shënuan dy të tjerët. “Ançelotina” gjatë pushimit mes dy pjesëve duket se inkurajon Madridin. Reali që ka fituar 10 nga 14 ndeshjet e para të sezonit ka mbërritur në pushimin mes dy pjesëve vetëm 4 herë në epërsi (Majorka, Alavesh, Vijarreal dhe Selta).

Në Majorka nuk mundi të fitonte. Në dy ndeshje (Dortmund dhe Las Palmas) e mbylli pjesën e parë në disavantazh, por përmbysi Dortmundin, ndërsa ndaj Las Palmasit nuk shkoi më larg se një barazim. Në tetë takime e tjera, i ka mbyllur pjesët e para në barazim dhe në fund ka marrë një barazim, një humbje dhe 6 fitore.

“Në fund të pjesës së parë (kundër Dortmundit) u thashë lojtarëve se nuk duhej ta shihnin si utopi përmbysjen. Por nëse duhet të fitonim duheshin bërë ndryshe punët. Rregulluam gjithçka në pjesën e dytë dhe fituam. Mendoj se duhet të mësojmë nga kjo pjesë e dytë. Kjo është e gjitha”, komentoi Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top