Dinamarka me trajner të ri. Brian Riemer është “timonieri” i ri i kombëtares daneze, me të cilët ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, pra deri në Kupën e Botës 2026.
Kujtojmë që Danimarka kishte 3 muaj pa trajner, që nga largimi i Kasper Hjulmand. Ky i fundit vendosi që të largohej pas Euro 2024, ku ekipi danez pati një performancë të kënaqshme.
Përsa i përket trajnerit të ri, Riemer është një 46-vjeçar danez me eksperiencë si trajner në futbollin europian. Riemer ka drejtuar ekipe si Copenhagen U19, Anderlecht, Brentford dhe të rinjtë e Norwich.