Rangers ka një takim të lehtë sot në letër kundër ballkanasve të Steaua-s. Skocezët luajnë në “Ibrox” një takim delikat pasi vijnë nga një fitore dhe 1 humbje në Europa League dhe sot një e tillë përsëri do të nënkuptonte se rangers nuk janë më ai ekip që i shkonte turneut deri në finale.
Nedim Bajrami ka zënë tashmë vendin në krahun e djathtë të sulmit dhe projektohet pa diskutim titullar pasi është “magjistari” i sulmit të Philippe Clement. Te kundshtarët e Celtic atmosfera nuk duket e mirë pas hidhërimit ndaj Kilmarnock që ndeshjet si vendas i luan në një impiant referuar Rugbyt.
Klubi nga Bukureshti duket si një sfidë shpëtimi për “blutë” e Glasgoë-t dhe një mundësi rikuperimi nervash dhe hutimi nga performanca në ligën vendase. Mirëpo, Steaua është një emër historik që ka dhuruar “shoë” në Europë në ditët e saj më të mira. Kryeqytetasit rumunë vijnë me 2 fitore e 6 pikë, më lartë se shokët e Bajramit.
Shpresojmë që “show-man”-i shqiptar të ndihmojë klubin ishullor të kthehet aty ku e ka vendin në Euroë dhe të dhurojë spektakël si ai goli në sekondat e para kundër Malmo-s.
Bajrami imazh i klubit në rrjetet sociale