“’El Clasico’? Po dëshmojmë që jemi më të mirët në botë”, Jamali kërcënon Realin: Do të shkojmë me gjithë forcën tonë në Madrid

Lamin Jamal po mahnit botën e futbollit me personalitetin e tij në fushën e lojës. Megjithëse është vetëm 17 vjeç, sulmuesi spanjoll po shkëlqen ne fushën e lojës me Barcelonën në këtë sezon. Pas fitores 4-1 kundër Bajernit të Mynihut, adoleshenti i katalanasve ka deklaruar se dëshiron të kujtohet si nëj legjendë e historisë së këtij klubi. Sa i përket ‘El Clasico’-s, Jamali është shprehur se Barcelona po e dëshmon se është ekipi më i mirë në botë dhe se do të tregojë gjithë forcën e vetë më Madrid.

“Dua të kujtohem si një legjendë në historinë e Barcelonës. Do të ishte e shkëlqyer të lija një trashëgimi. Të qenurit pjesë e historisë së këtij klubi të madh është diçka e pabesueshme. “El Clasico”? Ne besojmë se jemi skuadra më e mirë në botë. Po e dëshmojmë këtë. Do të shkojmë me gjithë fuqinë tonë dhe letë fitojë ekipi më i mirë”, ka deklaruar Lamin Jamali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top