Vajzat e Kombëtares sfidojnë nordiket, FSHF me njoftim të rëndësishëm për tifozerinë shkodrane

Kombëtarja e Femrave nesër luan takimin e rendësishëm kundër norvegjezeve për European Qualifiers. Sfida starton në orën 16:00 dhe luhet në impiantin shkodran pasi “Air Albania” nuk është e gatshme ashtu sipër klubin e Tiranës, që ka shtegtuar prej mosluajtjes së ndeshjeve aty.

Kombëtarja e udhëhequr nga Grima ka avantazhin e fushës ndeshjen e parë, duke qenë se këto lloji takimesh luhen me sistem vajtje-ardhje. Trajneri ka kërkuar mbështetjen e tifozëve shkodranë dhe ka kariukuar vajzat për këtë ndeshje të vështirë kundër një kombi që shquhet në futbollin e femrave.

FSHF ka komunikuar se hyrja do të jetë falas për këtë sfidë të “klasit A” si për të dhënë një shtysë edhe më të madhe të gjithë të apasionuarve pas futbollit të femrave. Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e vajzave e luan në Oslo dhe një rezultat negativ sot do të nënkuptonte një malore të fortë për “të kuqet” tona.

Shqipëri-Norvegji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top