VIDEO/ Murinjo vë duart në kokë nga pritjet spektakolare të Onanës, e ndalon në tunelin e stadiumit para pjesës së dytë

Zhoze Murinjo është përballur sot me ish-skuadrën e tij, Mançester Junajtedin, në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Europës. Fenerbahçja i shkoi fare pranë golit në pjesën e parë, por Onana bëri të pamundurën me dy pritet e tij spektakolare.

Dy gjuajtje të njëpasnjëshme hasën në pengesën e portierit të “djajve të kuq”, çka shkaktuar një befasi të madhe edhe për Murinjon. Trajneri portugez vuri duart në kokë dhe nisi të qeshte me mosbesim për atë çfarë ndodhi. Përpara fillimit të pjesës së dytë, Murinjo ndaloi Onanën në tunelin e stadiumit, duke këmbyer disa batuta në lidhje me rastin në fjalë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top