“Ndaj Partizanit vetëm për fitore”, Thomas Brdaric: Në skuadër ka optimizëm, ju tregoj gjendjen e Balajt

Vllaznia pret në shtëpi Partizanin, ku do të bëjnë mes tyre llogaritë për javën e 10-të të Superiores. kjo përballje do të luhet ditën e nesërme në “Loro Boriçi” në orën 19:30 dhe shkodranët në shtëpi synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.

Para kësja sfide ka folur në konferencen për shtyp Thomas Brdaric. Timonieri i shkodranëve ka theksuar se ka punuar shumë me ekipin dhe në fushë do të hyjë vetëm për fitoren. Ndër të tjera zbuloi se Bekim Balaj është rikuperuar në kohë dhe do të jetë i gatshëm ndaj kryeqytetasve.

“Si është optimizmi në skuadër? Ka shumë optimizëm në ekip. Na duhet kjo ndeshje në shtëpinë tonë, tifozët dhe një sfidë sa më e mirë ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”. Duhet një performancë maksimale  nga të gjithë lojtarët që do të jenë të gatshëm. Lojtarët që janë rikthy kanë zhvilluar stërvitje gjatë javës, pais në javën e kaluar nuk e kemi patur ekipin e plotë. Kemi edhe 24 orë kohë për të përgatitur në maksimum këtë duel.

A do të jenë të gatshëm lojtarët që munduan në ndeshjen e kaluar? Stojanovic dhe Gurishta duken shumë mirë. Gjithashtu edhe Bekimi ka punuar shumë për t’u rikuperuar. Lajm i mirë është rikthimi i Balajt dhe unë e falenderoj shumë për punë që ka bërë për të qenë i gatshëm në kohë rekord për nesër.

1 pikë në 3 ndeshjet e fundit? Akoma vret, kam folur në ditët në vazhdim me lojtarët dhe kemi analizuar çfarë kam bërë mirë dhe çfarë jo. Kemi luajtur 3 ndeshje jashtë dhe duhet të kemi në plan shumë të mirë që ekipi të jetë i fokusuar gjatë 90 minutëshit.

3 ndeshje pa fitore, sa ka ndikuar tek ju?Sigurisht që ndihesh mjaft mirë kur ke rezultate pozitive siç e kishim në fillim. Dhe çfarë kemi mësuar në ndeshjet më parë, çdo detaj i vogël është deçiziv. Ne e dimë se do të përballemi ndaj Partizanit. Duhet të jemi 101% ndaj tyre dhe detajet e vogël bëjnë diferencën.

6 ndeshje nga 9 të fazës së dytë i luani në shtëpi a është diça pozitive për skuadrën dhe për tifozët? Sigurisht është një futboll tjetër nëse luan në shtëpinë tënde dhe nëse luan në transfertë. Detajet e vogla mund të na japin fitoren dhe jemi mjaft të përgatitur për këtë sfidë.

Humbja ndaj Laçit ka larguar paksa tifozët?Objektivi ynë do të jetë të kemi edhe mbështetjen e tifozëve. Ne jemi pëergjegjës për këtë. Lojtarët dhe stafi po bëjnë maksimumin që të kthejnë momentin tonë. Duhet të luajmë shumë dhe të mbajmë portën e pa precut. Kemi shënuar mëshumë gola në Superiore dhe kemi pësuar po shumë. Duhet të bëjmë mirë në pjesën difensive”, ka mbyllur timonieri i shkodranëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top