Georgina Rodriguez është rikthyer në shtëpi pas 4 ditësh në spital. Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos nuk po kalon një moment të mirë, pasi ka shfaqur disa probleme shëndetësore.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Georgina ka ndarë me ndjekësit një foto në “Insta-Story”, ku shihet me vigon në krah. Ajo ka zbuluar se vuan nga pneumonia dhe pas disa ditësh mjekim ka zbuluar më shumë mbi gjendjen e saj.
“Më në fund u kthye në shtëpi! Kam kaluar 4 ditë në spital me pneumoni. Tani jam më mirë, por ende po shërohem në shtëpi me familjen time. Më duhet të them një FALEMINDERIT të madh për të gjithë anëtarët e stafit, mjekët, infermierët dhe të gjithë në spital”, ka shkruar modelja.